E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar, po bën shantazh”
Lajme

“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar, po bën shantazh”

“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar”. Kështu deklaroi sot në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi.

Ai theksoi para moderatores Nisida Tufa se reagimi i fundit i Veliajt, ku deklaroi se do të fliste i fundit dhe do të bëhej lajmi i fundit, është në fakt një formë shantazhi. Sipas Lesit, nëse çështja e Veliajt shkon në Gjykatën e Lartë, ai mund të përfundojë me ‘arrest shtëpie’.

“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar. Epoka e tij ngelet me drejtësinë. Ai ka përballjen me drejtësinë. Për mua politikisht Erion Veliaj ka mbaruar. Në 2 tetor ka një tjetër seancë në gjykatë.

Nuk bëhen më 2 tetor koha kur duhet deri sa të dalë vendimi për shkarkim në Fletoren Zyrtare. Nëse ndodh që e çon në Kushtetuese vendimin për shkarkim, Gjykata e Lartë ose mund ta kthejë në Kushtetuese, është logjike të shkojë në ‘arrest shtëpie’. SPAK përdori shpatën e fortë, për prerje kokash. Frika ruan vreshtat.

Nëse Veliaj do që të flasë, të flasë, ose të dalë para drejtësisë. Fakti që nuk ka nxjerrë gjë deri tani, më krijon idenë se bën shantazh. Ai thoshte; do të flas i fundit. Ai duhet të flasë, s’ka pse pret më. Nuk ka kohë që të presë më. Ike në Gjykatë Kushtetuese, ike dhe në Gjykatë të Lartë, pastaj ngelet në burg.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.