Ergys Agasi, ish-zv/kryeministri më i çuditshëm, pastë këmbën e mbarë!
O Visi, sill dy shishe verë Romanée-Conti për Gysin dhe dy puro Maja (Mayan Cigar) do të thoshte avokat Maks Haxhia.
Sot është lajmi më i mirë për ish-zv/kryeministrin në hije, Gys Agasin, përfaqësues par excellence i bandave me kryeministrin zyrtar. Zv/kryeministri më i çuditshëm në botë, pa konkurruar, pa vota, por me superpushtet. Njeriu i Suelit, që bëri çorap me video që nga ministra, deputetë, drejtorë e drejtoresha, madje kontrollonte edhe SHISH-in, policinë, disa prokurorë e gjyqtarë, ndau prona, voli para pa hesap në AKSHI me Ermalin, ndau prona në bregdet me Dyshen, e çfarë nuk bëri. Çdo hall që kishin ministrat, faleshin te zyra e Gysit. Ndonjërin edhe e rrahu me shpulla. Veprim që as shefi i madh nuk e bëri; ky i fundit mjaftohet me sharje.
Gysi e degjeneroi kaq shumë autoritetin e shtetit, sa mund të jetë i vetmi që kishte gati të gjitha institucionet në dorë, pa vota dhe pa mandat. Nëse ka një armik që e rrënoi përfundimisht erzën e Edi Ramës me hajdutllëkun më të madh ndonjëherë në AKSHI, ky është miku dhe koordinatori i bandave me kryeministrin, Ergys Agasi.
Ndaj sot duhet të kuptojmë se ka edhe një lajm të mirë: pas Gysit janë Sueli me shokë, shumë, sepse tani është momenti që i prishin më shumë punë jashtë kryeministrit Rama, ndaj i do në qeli.
Ndaj, për Gysin, dy puro të mira i sponsorizon Endri Meksi dhe një paketë DS e paguan Publik Media.
Paç këmbën e mbarë, Gys djali, se ke marrë në qafë shumë djem gango me lekë që të besuan.
Pushime të mbara, zoti ish-zv/kryeministër më i çuditshëm në botë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



