“Ergys Agasi ka video seksuale me drejtues të lartë, janë në SPAK”
Aktivisti Aulon Kalaja ka hedhur një pretendim të fortë në lidhje me dosjen e Ergys Agasit, duke deklaruar se në materialet e administruara nga SPAK ndodhen edhe video me përmbajtje seksuale ku shfaqen drejtues të nivelit të lartë.
Në një prononcim televiziv, Kalaja foli për atë që e përshkroi si përplasje mes grupeve të ndryshme të interesit, duke e lidhur pretendimin e tij me materialet që, sipas tij, janë në administrim të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas deklaratës së aktivistit, bëhet fjalë për materiale filmike që lidhen me persona që kanë mbajtur poste të rëndësishme dhe që, sipas tij, kanë pasur ndikim edhe në çështje të lidhura me pronat dhe tokat.
Kalaja pretendoi se këto materiale kanë lidhje me Ergys Agasin dhe se ndodhen mes videove të administruara nga SPAK.
“Bëhet fjalë për video seksuale me drejtues shumë të lartë që kanë mbajtur peshën më të lartë, si për shembull, të tokave. Lidhen me Ergys Agasin. Janë te videot që administrohen nga SPAK”, deklaroi ai.
Më tej, aktivisti kërkoi që pretendimet për këto materiale të mos trajtohen thjesht si histori personale, duke argumentuar se sipas tij ato duhet të shihen në kontekstin e ndikimit që mund të kenë në çështje të tjera që po hetohen.
“Kemi një luftë klanesh dhe zoti Rama nuk di kë të mbajë. Kemi video seksuale me drejtues shumë të lartë që kanë mbajtur peshën më të lartë, si për shembull, të tokave. Lidhen me Ergys Agasin. Janë te videot që administrohen nga SPAK. Mos të trajtohen si histori dashurie, sepse relativizojmë çështjen”, tha Kalaja.
Deklaratat e Aulon Kalasë përbëjnë pretendime të tij dhe, në mungesë të një konfirmimi zyrtar nga SPAK apo autoritete të tjera, nuk mund të konsiderohen si fakte të provuara. Deri në këtë fazë, nuk ka një konfirmim zyrtar publik që të vërtetojë përmbajtjen apo ekzistencën e materialeve për të cilat ai flet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



