E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erioni është “çift” me Edin jo me Ajolën.
Lajme

Erioni është “çift” me Edin jo me Ajolën.

Basir Çollaku

I dashur SPAK, natyrisht kjo është një metaforë rreth së vërtetës lidhur me funksionet publike e jo ato biologjike. Struktura e Posaçme lajmëroi këtë javë, akuzë ndaj kryebashkiakut të pandehur Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxe. Pastrim parash e fshehje pasurish. Janë marrë në akuzë rreth 30 persona. Aty ka zyrtarë bashkie biznesmenë, specialistë, viktima, derdimenë, dele e banorë të tjerë të koopshtit.

Një nga elementët thelbësorë të hetimit flet për një zonjë financiere të bashkëshortes Xoxe dhe pendesa e saj paska mbushur thesin e fakteve për çiftin bashkiak
Por kjo është më fort një dredhi e amnisti se sa udhë drejt rrënjëve të masakrës financave publike.
Çfarë po harrohet me një padashje të qëllimshme?! .
Erion Veliaj kryetar bashkie është.çift në pushtet e parti me Edi Ramën dhe jo me Ajola Xoxen.

Pasuri e fshehur dhe e pastruar?!
Nga i paskan ardhur Veliajt këto para në papërputhshmëri me ligjin?! Natyrisht nga shpërdorimi i detyrës. Përdorja e pushtetit!
Inceneratorët, 5D, Eco Tirana, Teatri Kombëtar, Ndranghetta, tendera rrugësh, shërbimesh, leje ndërtimi etj.
I marrim me rradhë shkurtimisht
Përse mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal, organizatës kriminale siç neni 28 i Kodit Penal kur numri i të pandehurve është mbi 100 e abuzimeve me qindra milionë euro me lidhje të dulshme bashki-qeveri?!
Inceneratorët

Koncensioni ideuar e kërkesë zyrtare e firmosur nga Veliaj në emër të Këshillit Bashkiak, 430 milionë euro ku Rama ka firmosur bonus për një kompani fantazmë a i bashkon çiftin Rama-Veliaj?!
Teatri Kombëtar
Shembja e tij ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese konstaton shkeljet e ligjit a ishte një porosi urdhër e Ramës për Veliajn?! Rezultati dihet dhe vijon tenderi ndërtimit?! A e lidh kjo çiftin Rama-Veliaj
Ndrangheta-ndërtimet

Dosja e antimafias italiane e vitit 2020 ku njerëzit e Ndranghetës në Tiranë të dënuar në Itali marrin leje për kulla shumëkatëshe së paku 180 milionë euro ofertë ndërtimi dhe tendera në disa ministri. Madje dhe në Mijistrinë e Jashtme kur kjo drejtohej nga Rama pas largimit të Cakajt. A i lidh kjo çiftin Veliaj-Rama?!
Eco Tirana

Kompania tjetër e gjoja pastrimit me ortakëri në Verona ku pjesa italiane kishte lidhje me Ndranghetën dhe atje u bënë arrestime e sekuestrime thua u bë pas kurrizit të KM?! A e lidh kjo bashkë çiftin Veliaj Rama?! !
5D
A nuk ishin Veliaj dhe drejtorët bashkë?! A nuk ishin ekipi elektoral dhe prodhues të fitoreve të kërkuara nga Rama?! A nuk ka dijeni Rama për hotelin edhe ai kaluar nga zyra ku ai vendos dhe vulos?! A i lidh edhe kjo bashkë çiftin Veliaj-Rama?!

Lejet e ndërtimit
Miliona metër katror ndërtim në pallate e hotele. Ndërsa dihet se mbi katet e larta e përpjetë leje merret nga zyra e drejtuar nga Rama ndonëse ca tefterë dorëzohen në bashki. Këtu sipas gjithë raporteve të DEA të DIA të Europol, CIA pastrohen miliarda euro me nënë kokainën. A i lidh kjo bashkë çiftin Rama-Veliaj?!

Çështjet janë të shumta. Abuzimet gjithashtu. Natyrisht bashkëshortja dhe vëllai i Veliajt janë në përfitimet e punës së kapërcyer ligjërisht nga kryebashkiaku. Financierja e penduar nuk i di këto, por publiku natyrisht i njeh mirë. Po përse SPAK nuk i sheh si çift abuzues të pushtetit në gjithë këto dosje të çiftit Rama-Veliaj?! Por dita e njoftimit të akuzës për marrjen të.pandehur por qëndrimin kryetar, ishte një dremitje politike sikur në godinën e xhamtë ka ndodhur një ujdi dhe jo një padi…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.