E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj del sot nga qelia
Lajme

Erion Veliaj del sot nga qelia

Paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të shqyrtojë ankimin e tij kundër vendimit të qeverisë për ta shkarkuar nga detyra.

Gjykata Kushtetuese, më 9 tetor, i dërgoi Veliajt një njoftim zyrtar duke i dhënë mundësinë të zgjidhte nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë. Katër ditë më vonë, më 13 tetor, institucioni informoi edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, duke kërkuar marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj shprehte dëshirën për të qenë i pranishëm.

Ankimi i Veliajt në Gjykatën Kushtetuese është depozituar më 25 shtator, pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, një vendim që u propozua fillimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ndërkohë, më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes.

Kjo seancë shënon daljen e parë publike të Erion Veliajt që prej arrestimit të tij më 10 shkurt të këtij viti. Ai ndodhet në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila miratoi kërkesën e SPAK për masën “arrest me burg”, nën akuzën për korrupsion të kryer në disa raste në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.