E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës (VIDEO)
Lajme

Erion Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e paraburgimit në Durrës. Ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga një furgon i policisë së burgjeve drejt Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, ku do të mbahet seanca publike mbi ankimimin e tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Seanca pritet të zhvillohet paraditen e kësaj të premte, me relatore gjyqtaren Sonila Bejtja. Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që miratoi shkarkimin e tij, si dhe dekretin e firmosur nga Presidenti Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur pezullimin e përkohshëm të dekretit presidencial, në pritje të një vendimi përfundimtar mbi ligjshmërinë e shkarkimit. Vetë Kushtetuesja kishte kërkuar që Veliaj të ishte i pranishëm në seancë, e cila do të jetë publike.

Ky është dalja e parë e ish-kryebashkiakut nga qelia që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti, pas hetimeve të SPAK për veprat penale të korrupsionit në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.