E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj “mesazh” të fortë Edi Ramën me lëvizjen e fundit
Lajme

Erion Veliaj “mesazh” të fortë Edi Ramën me lëvizjen e fundit

Rikthen në detyrë Alban Dokushin që e shkarkuan Ristani me Ramën!

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku pas një vendimi të formës së prerë nga gjykata, kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur rikthimin në detyrë të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm.

Ky vendim vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi shkarkimin e mëparshëm të Dokushit, duke e shpallur atë të pavlefshëm në aspektin juridik. Sipas gjykatës, aktet për largimin e tij nga detyra dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare nuk kanë prodhuar asnjë efekt ligjor dhe konsiderohen sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Rikthimi i Dokushit shihet edhe si një sinjal politik, pasi interpretohet si një mesazh i drejtpërdrejtë nga Veliaj ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses së komanduar të bashkisë, Anuela Ristani, e cila kishte firmosur shkarkimin e tij.

Ngjarjet datojnë në mars të vitit 2025, kur përplasjet mbi delegimin e kompetencave mes Ramës dhe Veliajt u reflektuan edhe në drejtimin e bashkisë. Në atë periudhë, sapo mori drejtimin si kryetare e komanduar, Ristani ndërmori një sërë vendimesh, mes tyre shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj dhe largimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Sipas interpretimit të situatës politike, këto lëvizje u konsideruan si hapa drejt kontrollit të plotë të bashkisë dhe u shoqëruan me tentativa për largimin e Veliajt nga posti, përfshirë edhe kërkesa për zgjedhje të reja, të cilat nuk u materializuan.

Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se aktet administrative të ndërmarra për shkarkimin e Dokushit janë absolutisht të pavlefshme dhe nuk mund të korrigjohen apo legjitimohen në asnjë moment të mëvonshëm.

Vendimi përfundimtar vulos rikthimin e tij në detyrë dhe konfirmon se çdo akt i shpallur me pavlefshmëri absolute nuk sjell pasoja juridike që nga momenti i nxjerrjes.

Me firmosjen e urdhrit për rikthimin e Dokushit, Veliaj jo vetëm zbaton vendimin e gjykatës, por gjithashtu jep një mesazh të qartë politik brenda mazhorancës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.