E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj përfundon në spital, zbardhen detajet
Lajme

Erion Veliaj përfundon në spital, zbardhen detajet

Kryebashkiaku operohet në spital privat dhe rikthehet në burg

3 netë nën kujdes mjekësor

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se Veliaj ka mbërritur në strukturën shëndetësore ditën e mërkurë dhe ka qëndruar për tre netë nën kujdesin e mjekëve, deri në përfundimin e plotë të procedurave.

Pas ndërhyrjes dhe stabilizimit të gjendjes së tij, ai është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit, konkretisht në Burgun e Durrësit, ku ndodhet prej më shumë se një viti.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi natyrën e ndërhyrjes apo gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet që informacionet zyrtare të hedhin më shumë dritë mbi këtë zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.