E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj shkarkohet zyrtarisht nga detyra si kryebashkiak
Flash

Erion Veliaj shkarkohet zyrtarisht nga detyra si kryebashkiak

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.

Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.

Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij.

Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, të gjithë të lënë në detyrim paraqitje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.