E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll
Lajme

Erion Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar pasditen e sotme nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një spitali privat në Tiranë, për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Sipas informacioneve të raportuara pas lëvizjes së tij drejt spitalit, Veliaj ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë një ndeshjeje futbolli në ambientet e ajrimit të paraburgimit.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth dy javë më parë. Pas dëmtimit, ai dyshohet se ka pasur nevojë për ekzaminime radiologjike, ndërsa këmbës i është vendosur allçi.

Kontrolli i kryer ditën e sotme në një spital privat në kryeqytet lidhet me dëmtimin e pësuar gjatë aktivitetit sportiv.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa transferimi i tij i sotëm drejt një strukture shëndetësore në Tiranë ka tërhequr vëmendjen për shkak të rrethanave të dëmtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.