E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj uron djalin për ditëlindje nga qelia: S’të përqafoj dot sot
Lajme

Erion Veliaj uron djalin për ditëlindje nga qelia: S’të përqafoj dot sot

Nga qelia ku ndodhet prej muajsh, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të urojë publikisht të birin, Kajan, i cili sot mbush 7 vjeç. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shprehet me emocion:

“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”

Ky është reagimi i parë personal i Veliajt në rrjete sociale pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Ai u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK, për një sërë akuzash të lidhura me abuzime me tendera, shpërdorim detyre dhe favorizime me grupe të strukturuara kriminale në ndarjen e lejeve të ndërtimit.

Katër ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi përfundimisht rekursin e tij ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e lënë në fuqi masën e arrestit me burg, pa të drejtë apeli.

Pas arrestimit të Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie, çka çoi në dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera nga Presidenti i Republikës. Zgjedhjet janë planifikuar për datën 9 nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.