Ermali dhe Gysi kalërojnë AKSHI-n e Lindës,
Rama kalëron skllevërit e bardhë të shqipeve.
Jam kurioz si do ta mbrojë kryeministri Edi Rama “yllin” më të ri të TENDERshowbiz-it, gjirokastritin pasionant dhe dorëlëshuar, mikun e besuar të Mirlinda Karçanajt, ortakun e Ergys Agasit në zhvatjen e buxhetit të AKSHI-t me letra të kopsitura, figurën më të famshme në dekadën e fundit, Ermal Beqirin.
Jo se kishte shok edhe shokun e kryeministrit, Macron-in, por realisht është për studim se çfarë bëri dhe si arriti të kalëronte edhe vetë kryeministrin Rama. Ermali ishte pilot avioni, kapiten jahti? Esnafi kleptokrat i AKSHI-t dhe pizeveng i qeverisë.
Tani, si rregull, SPAK-u, sa për kortezi, duhet të thërrasë edhe Macron-in, bashkë me shokun e tij të ngushtë, për t’i pyetur si persona në dijeni të veprimtarisë ajrore dhe imobiliare të “yllit” të ri të pilotimit.
Mirlindës i erdhi rasti i artë për t’u përgjigjur të gjithëve:
“E kuptuat pse unë jam me ‘qira’? Ermal Piloti më la me gisht në gojë. Ai, bashkë me Gysin, jo vetëm na lanë pa gjë, por kalëruan mua, shefin e madh, madje edhe presidentin francez. Stani i kryeministrit, që pas një dekade po prodhon jo vetëm automobila për NATO-n dhe ushtrinë amerikane në Shkozë, nxori edhe kalëruesin më të madh shqiptar, Ermal Beqirin. Ai kalëroi në fillim mbi videon e qeverisë Berisha-Meta, pastaj, sapo u bashkua me Gysin, kalëroi, nen për nen dhe me detaje, paratë e shqiptarëve, institucionet, madje i dha një leksion të mirë edhe Macron-it në Francë.” Por nuk ka bir nëne e bir k*rve që kalëroi më mirë e me lezet sesa kryeministri ynë, “sklleverit e bardhë” në vendin e shqipeve përgjatë dekadës së fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



