Është koha E llurbëtyrëve!

Luan Rama

Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet.

Ka pasur gjithmonë. Gjithmonë do të ketë.

Askush nuk ka se përse të mërzitet. As të shqetësohet nuk ka përse.

Sepse siç ka njerëz të mirë, siç ka njerëz të zotë, të ndershëm e të përkushtuar, punëtorë e hallexhinj fisnikë, ka edhe llubërtyrë.

Vetëm se në kohë si këto që jetojmë, këta të fundit, llubërtyrët marrin zë. Shfaqen. Përveçohen.

Shoqëria e ka më të lehtë t’i njohë. Nuk ka nevojë t’i tregojë me gisht. Ata ulërasin. Thonë ja ku jam.

Janë në Kuvend, edhe pse nuk kuvendojnë.

Janë në ekran e në skenë. Bëjnë sikur këndojnë.

Janë në shkollë, anipse nuk mësojnë. Vetëshpallen akademikë e profesorë.

Pra, janë gjithëfarësh. Dhe shumë mirë që janë.

Mos u mërzisni me ta. As mos u mërzisni prej tyre. Janë llurbëtirë.

“Ka pasur vite të mamuthëve,

Por, kohë të tyre s’pati kurrë!”

Kështu pat shkruar Kadareja.

Jemi në stinën e llurbëtirës…

Publikuar nga Publik Media