E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numërimi nga fundi,  Socialistët në Parlament me 83 deputetë, PD 50 dhe “të vegjlit” 7
Lajme

Numërimi nga fundi, Socialistët në Parlament me 83 deputetë, PD 50 dhe “të vegjlit” 7

Kur janë numëruar 5190 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 763 708 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 497 531 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 54766 vota dhe një mandat në Kuvend.

PSD ka siguruar 47915 vota ose 3.4%.

Mundësia numëron deri tani 44799 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 21733 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 520 vota ose 1.3%.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 35 kuti, PS ka siguruar 83 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 50, PSD 3, Mundësia 2, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.