E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Është sistemi, jo Dumani….
Lajme

Është sistemi, jo Dumani….

Ylli Manjani

Përtej qyfyreve tëdjeshme në parlament, ku pyetjet e bëra çojnë në heqjen e fjalën “pyetje” nga fjalori, më në fund kemi edhe qëndrime reale politike dhe në interes të publikut.

Fatmir Xhafaj nga njëra anë dhe Oerd Bylykbashi nga ana tjetër ishin të vetmit që artikuluan mbi sistemin dhe jo mbi prokurorët.

Në fakt ky është qëllimi i raportimeve në parlament që kuptohet si po shkon sistemi dhe jo ç’ka bërë prokurori x në çështjen y.

Xhafaj shtroi jo pa të drejtë tezën që drejtësia penale nuk është statistikë. E lavdërueshme si tezë sa më ska.

Bylykbashi parashtroi tezën se është sistemi që na ka prodhuar dëfiçensën që po përpiqemi ta kërkojmë kot së koti tek prokurorët. Tezë e lavdërueshme gjithashtu.

Xhafaj dhe Bylykbashki mund ti kenë artikuluar nga pozita dhe interesa krejt të ndryshme këto teza, por qëndrimi zyrtar ishte për t’u marrë shembull.

Në vend të bëjnë llo llo llo me ndarjen e pushteteve, le ti ndajnë pushtetet si fillim.

Kush është përgjegjës për ligjet me gropa që janë miratuar, Dumani apo Parlementarët?!

Dumani është zbatues i ligjve, parmanenti i bën ato. Ja ku u nda pushteti, ska nevojë të nëhen seanca me qyfyre ku të gjithë i thonë njëri tjetrit “pushtetet janë të ndara”… hahahahaha

Qesharakë!

E vërteta është nëpër rrjeshtat e Xhafës dhe Bylykbashit dje, ashtu siç Parlamenti duhet të marrë përgjegjësinë e ligjeve bolshevike penale që ka miratuar pa i lexuar fare.

Liderët politike të kohës, që ndaluan deputetët edhe të lexonin ligjet që do miratonin, duhet të qepin gojën sot se fajin nuk ua  ka Dumani e askush në sistem. Por ua ka sistemi që miratuan vetë symbyllurazi.

Për fat sistemi po u bie në kokë atyre që të kuptojnë se të tjerët kanë kohë që janë statistika penale, siç me të drejtë thotë sot pas kaq vitesh më në fund edhe Xhafaj.

Pranoni dështimin dhe ulni menderen e bëni ligje për të qenë.

Më këto ligje e me këtë sistem, bëni mirë të mos thoni që “plazhet janë bosh”, se do e hani, siç e hëngrën ata që thonin se ska qumësht…

Ja kjo është situata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.