“EURO 2024”, Silvinjo zgjedh formacionin kundër Italisë

Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në “EURO 2024” me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë.

Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi nga njëra anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut. Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Nga ana tjetër, Spalletti i ka besuar rreshtimit të tij të përhershëm, duke futur në nportë Donnarummën, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori dhe Dimarco. Në mesfushë do të luajnë Barella dhe Joginho, ndërsa më të avancuar janë zgjedhur Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini, teksa në majën e sulmit është zgjedhur Scamacca.

Në këtë takim do të vendosë drejtësi gjermani Felix Zwayer, teksa do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniel Siebert. Drejtësia nga dhoma e VAR do të vijë nga gjermani tjetër, Bastian Dankert.

Shqipëria nis aventurën në “EURO 2024”, dy ndryshime

Publikuar nga Publik Media