Ilir Alimehmeti thotë se bashkia e Tiranës ka rënë në ‘vdekje klinike’: Vizioni i Veliajt të vjedhë Tiranën!
I ftuar ditën e sotme në ‘Syri Digjital’ mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës mbi skandelet e përfshira në çështjen 5D me drejtorët e Veliajt.
Prej disa ditësh, nga sheshi përpara bashkisë së Tiranës, qytetarët e vendit janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa Erion Veliaj të largohet nga posti që mban.
“Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë”-u shpreh Alimehmeti.
Deklarata e tij:
“Prej datës 5 Prill qytetarët janë në protestë të mbështetur nga opozita qartësisht kundër vjedhjes dhe abuzimit në Bashkinë e Tiranës dhe kjo gjë që ka ndodhur me emër dhe ka kaluar me heshtje tashmë nuk kalon më asgjë madje është bllokuar çdo proçes i mëtejshëm.
Kujtojmë që prej më pak se një viti opozita ka nisur aksionin e saj në Bashkinë e Tiranës, sepse prej 4 vitesh Veliaj e kishte fushën e lirë dhe ja ku ndodhemi tani një vit më pas.
Vetëm në dy muaj e gjysmë PD ka arritur të vendosë nën reflektorin mediatik, të ndërkombëtarëve dhe nën reflektorin e gjyqësorit situatën që ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe ju garantoi që kjo është vetëm sipërfaqja (5D, Inceneratorët).
Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë.
Këtu tek ne po ndodh e kundërta, taksat po rriten dhe ato shërbimet që ne na interesojnë si: shëndetësi, kopshte apo shkolla po ulen dhe nga ana tjetër drejtorët dhe krahët e tij të djathtë bëhen investitorë strategjikë të Tiranës.
Kjo është e vërteta se ç’po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe prej muajsh bashkia ka ‘kaluar në një vdekje klinike’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



