E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputetja franceze Emma Fourreau zbarkon në Shqipëri për të mbështetur protestat qytetare
Bota

Eurodeputetja franceze Emma Fourreau zbarkon në Shqipëri për të mbështetur protestat qytetare

“Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë”

Eurodeputetja franceze Emma Fourreau do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri nga 9 deri më 12 korrik, ku pritet të ndjekë nga afër protestat qytetare, të cilat kanë hyrë në ditën e 40-të të qëndresës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fourreau përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se do të vijë në Shqipëri për t’u bashkuar me protestuesit dhe për të mbështetur kauzën e tyre.

“Po shkoj në Shqipëri për të mbështetur revolucionin e flamingove rozë!

Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar po ngrihet kundër projektit ekologjik të financuar nga familja Trump dhe korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë, mbështetni shqiptarët në këtë betejë”, shkruan eurodeputetja franceze në profilin e saj në Instagram.

Vizita e Fourreau vjen vetëm pak ditë pasi një grup tjetër eurodeputetësh vizituan Tiranën dhe shprehën mbështetjen e tyre për protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se një muaji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.