E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabula “Burri edhe Kali” edhe Idiokracia në Partinë Socialiste!
Lajme

Fabula “Burri edhe Kali” edhe Idiokracia në Partinë Socialiste!

­Nga Irena Beqiraj

Një burrë po dergjej ne shtratin e vdekjes. Në momentet e fundit e pyesin se kë donte të shikonte për herë te fundit fëmijet, gruan , vëllezerit , ndonjë shok , apo priftin?!……. Burri kërkoi kalin.

I sjellin kalin! Burri e ledhatoi edhe fillon ti pëshpërijë : A e mban mend atë ditë kur të lash pa ngrenë pa pirë gjithë ditën, e në mbasdite të ngarkova edhe në mes te shiut e furtunës u ngjitëm në mal?! Ti ishe i lodhur këmbët të rrëshqisnin nga balta e unë të bija më fort, që ti të ecje më shpejt .

Nëse ti nuk ma fal sjelljen brutale të asaj dite, mua nuk do të më tresë dheu ! Të lutem më fal !

Po, i kthehet kali, më kujtohet ajo ditë! Kam vuajtur shumë, por ta kam falur ! I prekur thellësisht nga mirkuptimi i kalit burri u përlot. Por , vazhdoi kali, e kam të pamundur të të fal vuajtjet që më ke shkaktuar sa herë më vendosur gomarin përpara !

Festimet e 35 vjetorit të Partisë Socialiste po tregojnë qartazi se partia socialiste drejtohet nga një Caligula modern , i cili drejton sundon edhe dominon me njerëz të pakualifikuar, injorantë ose budallenj. Idiokracia e instaluar nga Edi Rama në partinë Socialiste është barra më e rëndë , që kjo parti do të mbaj në kurriz në gjithë historinë .

Në 35 vjet pluralizëm është e lodhshme të kesh njerëz kaq budallenj, të korruptuar, të paaftë, të pamatur dhe të këqij që drejtojnë vendin. “Zeqinizmi” është jo vetëm shprehje e trishtueshme e dështimit të moralit të një partie që dikur mund të krenohej me avancimin e njerëzve të talentuar dhe të aftë, por një provë e dëmit të pakthyeshëm që Edi Rama i ka bërë këtij formacioni politik .

Sa keq që në 35 vjetorin e saj Partisë Socialiste personifikohet si partia që formalizoi , normalizoi idiokracinë brenda saj edhe në Shqipëri !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.