E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Farsat nuk mund të fitohen kurrë!
Lajme

Farsat nuk mund të fitohen kurrë!

Klodian Tomorri

Farsat nuk mund të fitohen kurrë

I bëj thirrje opozitës që të shpallë farsë dhe të mos njohë procesin e shpërndarjes së biletave të finales.

Fakti që ka marrë biletë Rama me Dukën është një provë e pakontestueshme që kjo është një farsë kokë e këmbë.

Po ashtu, i bëj thirrje opozitës, që në rast se (larg qoftë) nuk fiton Interi sot, ta shpallë finalen e Champions-it një farsë dhe të mos njohë rezultatin.

Farsat nuk mund të fitohen kurrë.

Kjo thirrje shkon, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë faktorin opozitar, duke përfshirë këtu Adriatik Lapajn, Agron Shehajn, Arlind Qorin dhe Tom Doshin, i cili kohët e fundit ka ngritur zërin dhe është shprehur shumë i shqetësuar për korrupsionin e Edi Ramës.

Gjithmonë në rast mosfitoreje (larg qoftë), pas shpalljes farsë, duhet të kërkohet fillimisht ngritja e një Komiteti Teknik në krye të UEFA-s, i cili do të shpallë përsëritjen e finales, si dhe do të administrojë procesin e shpërndarjes së biletave larg duarve të mafies.

Në krye të Komitetit të UEFA-s duhet të caktohet një figurë konsensuale, si p.sh. zoti Selami Jenishehri nga Partia e Pensionistëve, i cili përveç integritetit, ka edhe ekspertizën e nevojshme për këto punët e futbollit.

Farsat nuk mund të fitohen kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.