Tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë.

FIER- Një tjetër rast i rëndë bullizimi është raportuar, ku disa vajza adoleshente keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. Në imazhet e publikuara detyrojnëbashkëmoshataren e tyr që t’u thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje.
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë … kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas një prej vajzave e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.