E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu kapet me drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara
Lajme

I riu kapet me drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, ndërsa një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

I riu është identifikuar si Sentiljano Selami.

Gjatë kontrollit të banesës të së riut, u gjetën 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;

Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.