Këngëtarja Filloreta Raçi është larguar përfundimisht nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Drekën e sotme ajo ka vendosur që të tërhiqet nga loja dhe ta konsideroj eksperiencën e saj si një sfidë të mbyllur.
Fifi ka vendosur t’i përkushtohet shëndetit të saj psikologjik.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”,- tha ajo.
Menjëherë pas këtij lajmi, banorët e përlotur nisën të përshendeten me këngëtaren.
“Jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqe po iki”,- shtoi Fifi duke u larguar.