Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Braimllari nënkryetar

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon e cila fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit 2025. Kujtojmë që Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.

Publikuar nga Publik Media