E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/Arrestohet nëna reperit Getoar Selimi
Flash

Kosovë/Arrestohet nëna reperit Getoar Selimi

PRISHTINË– 3 zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës janë vendosur në pranga sot. Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë është edhe Florije Kelmendi Selimi. Ndoshta si emër nuk thotë asgjë për publikun shqiptar, por ajo është nëna e reperit Getoar Selimi, i njohur me nofkën e artit “Ghetto Geasy”.

Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj ministrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani duke bërë me dije se: Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.