E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fishta, Çadrës i thoshte Qadra, zoti Kryeministër
Publik News

Fishta, Çadrës i thoshte Qadra, zoti Kryeministër

Nga Flutura Açka Me gjithë respektin e madh që kam sa herë njerëzit e politikës përmendin dhe nderojnë njerëzit e kulturës, jam e detyruar t’i kujtoj kryeministrit tim me këtë postim, se atij i ka shtegtuar e drejta e këtij nderimi. Fishta, po të ishte gjallë, Çadra do ta shqiptonte Qadra, fjalë me të cilën lëçitësi ynë në fjalë fyu para pak ditësh një qytetar të thjeshtë – që iu ankua për ca punëra që politikani duhet t’i bëjë më mirë – për t’i kujtuar atij se ishte alpin a gegë, varet çfarë i shkakton për shumë shpërvjelje atij. Qadra, është fjalë që përdor gati dy e treta e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu që një kryeministër që përfaqëson të drejtuarit e shtetit në emër të çdo qytetari të thjeshtë, edhe për ata që nuk e kanë votuar, duhet të kafshojë gjuhën kur flet. Sepse nënkuptimi i fjalës Qadër që ka përdorur pa kurrfarë kujdesi, është një racizëm i pastër dhe i papranueshëm. Unë po të isha politikane në Kosovë, vetëm prej kësaj fjale dhe me shpotitë e shpeshta që u bën alpineve, do ta kisha shpallur Persona Non Grata kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministri ka të drejtë te bëjë politikë sa të dojë, t’i bëjë Pozitë Opozitës me të gjitha armët politike që ia lejon ligji, por jo duke përdorur Fishtën, gjuhën e të cilit e fyu tërthorazi para ca ditësh, sepse është një përdorim i pandershëm dhe hipokrit…
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.