E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalëkryqi politik  po qartësohet pas vendimit unanim të opozitës për të mos u regjistruar në KQZ
OP-ED

Fjalëkryqi politik po qartësohet pas vendimit unanim të opozitës për të mos u regjistruar në KQZ

Pas vendosmërisë së kampit opozitar për të mos u regjistruar në zgjedhje sot që ishte afati i fundit ligjor e ka vënë Ramën vetëm në dy zgjidhje:

Ose të hyjë i vetëm në zgjedhje ose të japë dorëheqjen dhe të shkohet drejt formimit të një Qeverie Teknike.

“Shtyrja e datës së zgjedhjeve është plotësisht e mundshme”. Kështu arsyeton ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume,  i cili thotë se hapësirat në Ligjin Zgjedhor lejojnë që data e zgjedhjeve sipas parashikimeve aktuale të shtyhen vetëm me një javë, por nuk është e pamundur. Mundësia tjetër përmes një ndërhyrjeje në Kodin Zgjedhor.

Nëse synojmë të evitojmë precipitimin e situatës  me shumë të pa njohura duhet urgjentisht që palët të ulen në tavolinë.    Është e domosdoshme ulja në tavolinë nëse  klasa politike e qartur dhe me kredencialet më të ulëta në popull gjatë 26 vitesh  pluralizëm dhe të kërkojnë që ta zgjidhin ngërçin duke ndërhyrë në kodin zgjedhor dhe vendi të futet në normalitet institucional e  ligjor.

Ndërkohë, qëndrimet e Ramës se PS- ja mund të futet e vetme në zgjedhje, janë  të papranueshme dhe larg një vizioni që e çon Shqipërinë  përpara drejt vendeve të BE-së dhe nuk është aspak normale për një vend anëtar i NATO.

Ndoshta  politikanët tanë po presin që ndërkombëtarët ta marrin situatën në dorë dhe të ndajnë shapin nga sheqeri…!  Po presim deri të premten!

Publik.live/1:13/10.04.17

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.