E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamur i ISIS dhe automatikë, dalin pamjet nga aksioni në Orosh
Flash

Flamur i ISIS dhe automatikë, dalin pamjet nga aksioni në Orosh

Pamjet e siguruara tregojnë momentet e aksionit të forcave të rendit në fshatin Orosh të Pukës, ku dy të rinj u izoluan për orë të tëra në një banesë të braktisur dhe kundërshtuan me armë thirrjet e Policisë për t’u vetëdorëzuar.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, të cilët u ngujuan brenda banesës dhe refuzuan të dilnin, duke detyruar Policinë e Pukës të kërkonte mbështetje nga Forcat Speciale Renea, strukturat e DVP Shkodër dhe Drejtoria e Antiterrorit.

Qëlluan ndaj Renea-s sapo u kërkua dorëzimi

Policia njofton se në momentin që Renea u bëri thirrje të dalin, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri në drejtim të forcave speciale, duke rrezikuar jetën e tyre. Banesa u rrethua menjëherë, ndërsa operacioni mori emrin “OROSHI”.

Pas 12 orësh përpjekjesh, thirrjesh të njëpasnjëshme dhe negociatash të vazhdueshme, të rinjtë u dorëzuan falë ndërhyrjes së të afërmve, të cilët luajtën një rol kyç për mbylljen e operacionit pa përdorur forcë.

Në momentin e dorëzimit, Erzen Uka kishte një plagë tejshpuese në kofshë dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arsenal armësh dhe flamur i ISIS brenda banesës

Gjatë kontrollit të banesës së braktisur, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme armësh dhe materialesh luftarake. Midis tyre:

  • 4 armë automatike

  • 1 armë pistoletë

  • 17 granata dore difensive

  • Municion luftarak

  • Kapsolla detonatore elektrike

  • Fitil zjarrpërcjellës për shpërthimin e lëndëve plasëse

  • Dy gëzhoja

  • Një flamur i Organizatës Terroriste ISIS, i vendosur në mur ndërmjet armëve

Autorët, të dënuar më parë

Dy të arrestuarit kishin precedentë penalë:

  • E. U., 35 vjeç, i dënuar më parë për “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”

  • J. C., 34 vjeç, i dënuar për “Vjedhje” dhe “Kanosje”

Akuza të rënda për të dy

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për disa vepra të rënda penale, përfshirë:

  • Nxitja dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

  • Prodhimi i armëve luftarake

  • Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit

  • Kundërshtimi i punonjësve të Policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.