Forcat Operacionale Speciale të SHBA zbarkojnë në Tiranë
Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së, të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale për Europën (SOCEUR), zhvilluan javën e kaluar një stërvitje gatishmërie në bazën ushtarake të Zall Herrit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Shqiptare.
Njësitë amerikane mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, duke kryer një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës, për të ushtruar aftësitë e tyre në përgjigje ndaj krizave të mundshme në rajon.
Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi në Instagram informacione dhe foto nga veprimet e përbashkëta ushtarake, duke treguar koordinimin mes dy forcave.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“Nën errësirë dhe në koordinim me Aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr javën e kaluar. Forcat e Operacioneve Speciale mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës. Ushtrimi testoi aftësinë e njësisë për t’u vendosur me shpejtësi, duke siguruar që ata të jenë gati të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizave ose operacioneve të mundshme në rajon. Ushtrimi gjithashtu forcoi ndërveprueshmërinë dhe përforcoi angazhimin tonë të përbashkët ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit”.
View this post on Instagram
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



