FOTO/ Arrestohet ish kameramani i Edi Ramës
Policia sot njoftoi për arrestimin në flagrancë të shtetasit Erind Vogli, banues në Tiranë me akuzën e vjedhjes së telefonave celularë dhe largimit të shpejtë me biçikletë nga vendngjarjet.
Por në fakt Erindi nuk është një i panjohur, të paktën në arenën e medias dhe më gjerë, pasi ka qenë një ndër operatorët kryesor të stafit të kryeministrisë dhe selisë rozë ndër vite, i cili filmonte ‘për hesap’ të partisë në çdo event të saj.
Erind Vogli është larguar prej afro dy muajsh nga kryeministria, pasi ishte akuzuar për po të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes, gjatë një takimi elektoral jashtë Tiranës. Mesa duket këto akuza i kanë kushtuar rëndë kameramanit të Ramës çka i ka sjellë edhe largimin nga puna dhe ushtrimin ‘e profesionit’ të vjedhjes tashmë në gjendje të lirë.
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



