E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Makina e dy vajzave përmbyset në Laç
Flash

FOTO/ Makina e dy vajzave përmbyset në Laç

Shpëtojnë mrekullisht dy vajza teksa mjeti i tyre është përmbysur. Dy të rejat udhëtonin me një autoveturë në drejtim të Kishës së Laçit.

Pranë një ure, autovetura ka rrëshqitur duke u përmbysur, ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta. Ato janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Aksidentet në shkurt të këtij viti kanë shënuar kthesë negative duke u rritur në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin shkurt 2023 numërohen 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin shkurt 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 14,3%.

Sipas Institutit të Statistikave, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin shkurt 2022.

Një tjetër element që bie në sy është rritja e pakujdesisë së shoferëve të grupmoshës 35-44 vjeç të cilët në raport me një vit më parë kanë rritje me 11.1 për qind si shkaktarë të aksidenteve nga sjellja në timon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.