E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Rezidenca qeveritare transformohet në resort luksoz me 5 yje
Lajme

FOTO/ Rezidenca qeveritare transformohet në resort luksoz me 5 yje

Mbi 6 milionë euro për luks në Dajt?

Dokumentet e lejes

Rezidenca qeveritare në zonën e Dajtit pritet t’i nënshtrohet një transformimi të thellë, duke u kthyer në një kompleks me standarde të larta që do të përfshijë ambiente çlodhëse, hapësira pritjeje dhe një pishinë panoramike. Projekti, me një vlerë që kalon 6 milionë euro, po realizohet pas një procedure tenderimi të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka bërë publike edhe lejen e ndërtimit për projektin e quajtur “Rivitalizimi i rezidencës qeveritare, Vila Dajt”, i cili do të zhvillohet në territorin e Bashkisë Tiranë. Sipas dokumenteve zyrtare të projektit, ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e strukturave ekzistuese si dhe krijimin e disa ambienteve të reja funksionale.

Dokumentacioni përfshin gjithashtu hartat e zonës dhe pamjet ilustrative të projektit arkitektonik. Në to parashikohet që kompleksi të ndërtohet me materiale natyrore si gur dhe dru, ndërsa në hapësirat përreth do të krijohen veranda dhe zona relaksi për përdorim institucional.

Rezidenca shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë dhe përbëhet nga dy vila të veçuara, të cilat shfrytëzohen për qëndrime dhe takime të nivelit të lartë shtetëror. Sipas dokumenteve, vila e parë ka një sipërfaqe prej rreth 450 metrash katrorë, ndërsa vila e dytë arrin në rreth 672 metra katrorë.

Përveç rikonstruksionit të këtyre objekteve, projekti përfshin edhe ndërtimin e një salle konferencash. Në total, sipërfaqja që do t’i nënshtrohet rivitalizimit arrin në rreth 1625.5 metra katrorë.

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Faksimile: Leja e KKT e zbardhur ditët e fundit për Rezidencën Qeveritare në Dajt

Pamjet e projektit tregojnë një transformim të ndjeshëm të rezidencës, e cila, nëse realizohet sipas planit arkitektonik, do të marrë tiparet e një kompleksi me standarde të larta. Dy vilat ekzistuese do të restaurohen, ndërsa përreth tyre do të krijohen ambiente të reja çlodhëse dhe hapësira të hapura.

Një nga elementët më të veçantë të projektit është ndërtimi i një pishine panoramike, e cila do të shfrytëzojë pozicionin e kompleksit brenda Parkut Kombëtar të Dajtit. Vendndodhja e rezidencës ofron një pamje të gjerë drejt kryeqytetit dhe zonave përreth.

Nga dokumentet e procedurës së prokurimit rezulton se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka përfunduar procesin e tenderimit për realizimin e këtij projekti. Fitues është shpallur kompania “Hastoçi”, ndërsa vlera e kontratës për rivitalizimin e rezidencës arrin në rreth 619 milionë lekë, ose mbi 6.2 milionë euro.

 

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Në foto: Projekti i Rezidencës Qeveritare në Dajt, me pishinë dhe ambiente çlodhëse
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.