FOTO/ Viktor Ponta duhet besuar/ Burimin e lajmit e ka nga vetë Duçka

Ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta ka thënë ditën e sotme për mediat e vendit të tij, se Edi Rama e dinte që ish-gjenerali i shërbimeve sekrete, ishte përfaqësues i kartelit të Sinaloas, në Europë.

Dhe këtë informacion Ponta duket se e ka nga burime të dorës së parë.

Bëhet fjalë për këshilltarin jo zyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçka që siç shikohet në foton e mësipërme është në një darkë pikërisht me ish-kryeministrin Rumun, Viktor Ponta.

‘Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë  në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.

E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni  se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë’, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.

Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, teksa rezulton se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani.

Publikuar nga Publik Media