Foto/ Zjarr pranë një karburanti në Yzberish
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme (2 gusht) pranë një karburanti në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Nga pamjet dhe raportimet e para, shihet tym i dendur në ajër, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar zjarrin.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse flakët rrezikojnë karburantin apo objekte të tjera aty pranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



