Janë orët e para të mëngjesit në Izrael dhe tashmë po dalin disa foto që tregojnë pasojat e sulmeve të Iranit.
BBC shkruan se zona rezidenciale në veri dhe qendër të Izraelit janë goditur pasi Teherani lëshoi një breshëri raketash balistike gjatë natës, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane.
Shërbimet kombëtare të emergjencës në Izrael kanë raportuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.