E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali / Shqiptari  vret  në mes të rrugës ish-bashkëshorten
Flash

Itali / Shqiptari vret në mes të rrugës ish-bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, Itali. Një 45-vjeçare shqiptare, nënë e dy vajzave 21 dhe 23 vjeç, u sulmua dhe u vra në mes të rrugës, para syve të kalimtarëve.

Sipas hetimeve paraprake, autori është ish-bashkëshorti i saj 55 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia italiane. 45 vjeçarja po shkonte për në punë, rreth orës 20:00, kur u sulmua pranë parkut të qytetit, aty ku kalonte zakonisht.

Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht gruaja u gjet pa shenja jete. Sipas tyre, autori fillimisht e goditi me thikë dhe më pas i gjuajti me shqelma.

“Bëra atë që duhet të bëja”, mësohet të ketë thënë autori, pas aktit makabër. Policia e gjeti të ulur në stol, ndërsa 55 vjeçari nuk bëri rezistencë. Ka dyshime se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka pasur më parë denoncime për dhunë ose kërcënime nga ana e viktimës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa forcat e rendit po vazhdojnë punën për të sqaruar detajet e ngjarjes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, çifti ishte divorcuar tre vite më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.