Franko-kroati, kryespiuni i BE
Personi në foto është Daniel Markiç, shef i shërbimit sekret të BE, INTCEN.
I lindur në Paris nga dy prindër emigrantë kroatë, i diplomuar për anglisht në Universitetin e Sorbonës dhe master për siguri e mbrojtje i Universitetit të Tuluzës.
Me shpërthimin e luftës në Kroaci, braktisi gjithçka në Francë dhe iu bashkua forcave të Tuxhmanit. Duke shërbyer vullnetarisht në njësinë speciale “Zhelene beretke” si përkthyes në fillim.
Pas luftës u integrua në shërbimin sekret kroat HIS si oficer kontakti. Më pas shërben si sekretar i parë i Ambasadës Kroate pranë BE.
Rikthet në Kroaci, në radhët e SOA, emri i ri i shërbimeve sekrete kroate pas riorganizimit.
Në sajë të aftësive të tij profesionale ngjit shkallët e karrierës në SOA dhe në 2016 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i SOA. Në 2020 i ripërtërihet ky mandat.
Me 1 shtator 2024 emërohet shef i INTCEN të BE duke fituar mbi tri kandidatë të tjerë, gjerman, italian e francez.
Për pak harrova më të rëndësishmen që lidhet me Shqipërinë:
ka akses total në dosjet Sky Enchro dhe në platformat e tjera të kriptokomunikimit…
Po kështu ANB, (Agencijua za Nacionalnu Bezbjednost), shërbimi Sekret Malazez, i ka përcjellë së fundmi, “për analizë operacionale dhe vlerësim strategjik”, të dhënat operative që ai disponon për sulmet hibride të koordinuara nga dy shtete të Ballkanit kundër Malit të Zi./ Basir Çollaku
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



