E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga : Do na mbajë me bukë turku nëse përmbyset bota?
Publik News

Fuga : Do na mbajë me bukë turku nëse përmbyset bota?

Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një postim në facebook ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nëse bota përmbyset do të na ndihmojë Turqia me ushqime.

artan fuga

Fuga shkruan se ky është vetëm iluzion, ndërsa bën thirrje që njerëzit t’ik kthehen të mbjellave dhe punimit të tokës për të mbjellë në pranverë dhe për të marrë prodhime në vjeshtë.

Reagimi i Fugës:

Cfarë ?

Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do te “permbyset bota”?

Nuk ka nevoje per panik.

Bota nuk do permbyset. Por ne u permbyste, nuk besoj se do mbetet vetem Shqiperia dhe Turqia!!!

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Sa te kene mundesi besoj se edhe do te na ndihmojne, mbase edhe te tjeret sigurisht.

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Po u permbys bota, t’i dalim zot vetes! – them une. Qysh tani, jo atehere! Me mire te mbjellim tokat…sa mundim. Te shohim sektoret qe mund te prodhojne ketu te ne, bujqesia, blegtoria, prodhimi i vogel agroushqimor, peshkimi, frutat, oborri i vogel me zarzavate mbjelle, gjahu, pemet frutore…gjithcka.

Ekonomia e vogel reale!

Nuk mund te rrime te gjithe pa punuar se sado leke te shperndajme, leket nuk hahen.

Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi ky apo ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.