E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundi  pa lavdi i Metës  dhe këmba zvarrë për Erion Veliajn
Lajme

Fundi pa lavdi i Metës dhe këmba zvarrë për Erion Veliajn

 Naim Noka

Arrestimi  i Ilir Metës shënon jo thjesht fundin e një karriere politike, por rrënimin e një sistemi të kalbur, ku korrupsioni dhe pandëshkueshmëria ishin bërë normë. Pas dekadash në majat e pushtetit, Meta, dikur President i Shqipërisë dhe një nga figurat më me ndikim në historinë moderne të vendit, tani përballet me realitetin e një përplasjeje të ashpër me drejtësinë.

Arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, ish-kryeministrit  Ilir Meta , do të duhet  të ishte kursyer nga skenat e shëmtuara  dhe banditeske  të BKH-së dhe policisë,  për një ish-funksionar të lartë shteti.

Një politikan që ka përdorur çdo mundësi për të mbijetuar, Meta e shfrytëzoi skenën politike për të krijuar aleanca të dyshimta dhe për të ndërtuar një perandori të errët në hije. Arrestimi i tij për çështjen CEZ DIA, akuzat për pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie janë vetëm maja e ajsbergut të një karriere të mbushur me dyshime për korrupsion. Urdhri i tre prokurorëve përfshirë dhe “Dumdumani” për arrestimin e tij, është një sinjal i qartë se koha  për të sfiduar drejtësinë mund të ketë mbaruar.

Por çfarë nënkupton ky arrestim për skenën politike shqiptare? A është kjo goditja e fundit për opozitën? A është një veprim mekanik i diktuar nga ‘presionet euroatlantike’, një përpjekje për të pastruar skenën para zgjedhjeve? A është kjo lëvizje strategjike e Ramës për të eliminuar kundërshtarët dhe për të mbetur i vetëm në zgjedhjet për mandatin e katërt? A mbijeton dot Rama pa Berishën dhe Metën?  Pyetjet janë të shumta, dhe përgjigjet priten të jenë po aq  të shumta.

Nëse arrestimi i Metës sinjalizon një pastrim të elitës së vjetër  politike, a duhet të presim që edhe figura të tjera të fuqishme që akuzohen se kanë abuzuar me qindramilionë euro  PPP, dhe inceneratorin e Tiranës, si kryebashkiaku  Veliaj të shkojë në qeli!

Gjithçka mbetet për t’u parë, por një gjë është e qartë: Shqipëria ndodhet në prag të një ndryshimi të madh, dhe vitet e ardhshme do të vendosin nëse ky është fundi i një epoke të ndotur nga korrupsioni, apo vetëm një akt tjetër në dramën e pafundme të politikës shqiptare duke sulltanizuar Ramën.

Ndërkohë që Meta mban prangat e drejtësisë, kambanat kanë nisur të bien për Edi Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.