Bledi Kasmi
Të shikosh një ministër të Jashtëm gjerman që vjen zyrtarisht si artikulues i interesave të një partie të shndërruar në një organizatë të krimit të organizuar mund të shërbejë për të mos njohur Gjermaninë, por mund të shërbejë të paktën për të kuptuar se përse sot realitet në Europë është Brexit në Angli, se përse Grillo kërkon të bëhet e ardhmja e Italisë, Le Pen e Francës apo Erdogan i padiskutueshëm në Turqi.
Gabët kudo në Europë kanë prodhur dhe po prodhojnë të paimagjinueshmen.
Janë fundi i pafund i kësaj Europe!
Të fala Renzit!
Reagimet vijnë pas deklaratave te dy ministrave atij gjerman dhe hollandez në Tirane ditën e sotme
“Bojkoti parlamentar është një absurditet”.
Bojkoti nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin”, ishte ky mesazhi i prerë i përfaqësuesit të partisë së Angela Merkelit, ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Në konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zyrtari i laftë gjerman foli hapur dhe prerë për klasën politike shqiptare, nëse duan që të integrohen vërtet në Bashkimin Evropian.
“Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo që e dallon Europën nga vende të tjera të botës është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Shteti ligjor duhet të sigurojë dhe garantojnë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do jetë interesi i qytetarëve dhe jo klikave të ndryshme. Me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mirë shikojmë se reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin, në vendin tim dhe në Europë kjo është absurde. Në vend të kësaj mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundër parlamentit. Pas pak javësh kemi zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur duhet ta anatemojnë në kuadër të fushatës elektorale. Pakicat duhet të pranojnë shumicën. Ka një farë frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është e rëndësishme që në varësi të Kushtetutës dhe ligjeve të vlefshme të zbatohet reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai.