E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Garë ‘e nxehtë’ në Policinë e Shtetit, mbyllet sot afati i aplikimeve
Lajme

Garë ‘e nxehtë’ në Policinë e Shtetit, mbyllet sot afati i aplikimeve

Sot mbyllet afati për dorëzimin e aplikimeve për garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Ilir Prodës. Deri tani janë paraqitur katër kandidatë: Elidon Çela, drejtor i Policisë së Vlorës; Pëllumb Seferi, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH; Skënder Hitaj, drejtor i Policisë së Fierit; dhe Idajet Faskaj.

Në garë pritet të paraqiten edhe punonjës të tjerë të policisë me gradat Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë. Pas mbylljes së afatit, Ministria e Brendshme do të publikojë listën zyrtare të kandidatëve. Brenda dhjetë ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga tre anëtarë – një zëvendësministër i Brendshëm si kryetar, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore – do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve për të verifikuar kushtet ligjore.

Pas kësaj, hartohet lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kriteret. Në fazën e intervistimit, secili kandidat prezanton platformën e tij për 20 minuta. Komisioni ka afat 48 orë pas intervistimit për të nxjerrë pikëzimin e kandidatëve.

Sipas ligjit, kandidati me pikët më të larta nuk emërohet automatikisht. Ministri i Brendshëm propozon për Këshillin e Ministrave kandidatin që konsiderohet më i përshtatshëm për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.