Gazeta e madhe gjermane rrëzon propagandën e Ramës, me të cilën po përpiqet të mashtrojë shqiptarët në këtë fushatë zgjedhore atë të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” shkruan Martens, gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung ne Gjermani në një postim në rrjetin social X.
Gazetari gjerman, Michael Martens dhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor shkruan më tej se kjo mund të jetë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor – nëse nxirren konkluzionet e duhura nga ky qëndrim.
Mesazh ky dhe për kreun e qeverisë shqiptare për të cilin Martens e ka quajtur ‘Pashiqi i shqiptarëve’
Edhe pak ditë më parë Syri.net bëri publik marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, ku një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit duke nxjerr Ramën si një supermashtrues.