Gazetari Atan Hoxha ironizon Metën dhe Çadrën!
Gazetari Hoxha, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm gjerman, thotë me ironi se dy mundësi janë, ose ministri gjerman është “financuar nga Soros, ose ka firmosur 10 tonë hashash nga hisja e të “gjatit”.
Njëherësh thotë se dhe i “shkurtëri” është më i qetë tani, se e ka të qartë rrugën që duhet të ndjekë. “Do pare kjo pune se nuk ka mundesi, ky ministri i jashtem i Gjermanise, ose do jete pjese e rrjetit te diplomateve te financuar nga Soros, ose e ka firmosur ndonje 10 tonsh hashash gjekundi nga hisja e Te Gjatit…. Besoj tani edhe i Shkurtri eshte me i qete se nga çfare krahu duhet ta mbaje drejtimin…. Per tifozet e çadres, tashme e keni te qarte, qeveria o eshte e gjitha e korruptuar, ose nuk eshte.
Se nuk mund te jene te korruptuar vetem Rama me te vetet dhe Meta me te vetet jane “qelibar”, se Meta mund te na sjelle ne pushtet.
Nuk mund te jete vetem hashashi i Rames dhe i te veteve dhe nuk qenka dhe i ortakut te tij bashkeqeverises Meta, se ky i fundit po u be me ne, marrim pushtetin.
Mblidheni mendjen, shtrengoni rripin dhe behuni te besueshem.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



