Deklarata e fortë e gazetares:
UPDATE/ Gazetarja Anduena Llabani që prej vitesh ndjek zhvillimet e aktualitetit, apo siç njihet ndryshe “kronikës së zezë” ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së martës në studion e News 24.
Duke folur për presionet politike mbi Prokurorinë ajo tregoi edhe një detaj interesant.
“Kam qenë 2 herë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kam qenë prezente kur e ka marrë në telefon Saimir Tahiri. Ai është shkëputur dhe ka folur në telefon në paradhomë, por kur është kthyer ka qenë i shpërfytyruar” – rrëfeu gazetarja.
Nuk dihet çfarë kohe daton ky episod pasi përplasjet Tahiri – Llalla janë të hershme.
“Bomba e Lu”, Gazetarja Llabani: Ambasadori di më shumë seç tha, peshqit e mëdhenj janë…
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në Neës 24 deklaroi se ambasadori Lu di më shumë seç tha ai sot në deklaratën e tij, por sipas saj ai përmendi emra të konsumuar.Hi
“Donald Lu di më shumë se kaq, pasi tha se në janar do të ketë arrestime. Emrat që përmendi janë të konsumuar. Peshqit e mëdhenj janë kryebashkiak dhe zyrtar të tjerë të lartë që drejtojnë institucione në rrethe”, deklaroi Llabani në studion e News 24.