E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpërblen me  640 mijë euro nga Bashkia Endri Meksin
Publik News

Rama shpërblen me 640 mijë euro nga Bashkia Endri Meksin

Tender për të goditur Erion Veliajn

Takimi i Edi Ramës me administratën dhe punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, i zhvilluar në Sheshin “Skënderbej” pas arrestimit të Erion Veliajt, nuk ishte akt solidariteti politik apo njerëzor, por një shfaqje force për të diktuar distancimin nga ish-kryebashkiaku dhe për të vijuar skenarin e mirëmenduar të asgjësimit të tij politik. Pasi nisi spastrimin e drejtorëve dhe zyrtarëve të njohur si mbështetës të Veliajt, Babloku ka vënë në funksion edhe kanalet mediatike që përdor për goditje selektive. Një ndër këto është televizioni lokal “MCN”, me pronar në letra Endri Meksin, djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, i njohur ndryshe në publik si “Kompetenti i Sudes”.

Ky ekran është rreshtuar hapur në fushatën anti-Veliaj dhe ka kaluar nga shërbimi vullnetar në shërbim të paguar.

Tender për të goditur Erion Veliajn, Babloku shpërblen djalin e

Së fundmi, Endri Meksi është shpërblyer me një tender prej 640 mijë eurosh për “infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data për Bashkinë e Tiranës”, shpallur dhe dhënë nga kryetarja në detyrë Anuela Ristani, e cila është kthyer në vegël e Bablokut për të firmosur shkarkime, emërime dhe kontrata publike.

Kompania përfituese “MC Networking”, në pronësi të Endri Meksit, është e lidhur direkt me televizionin MCN. Kujtojmë se Meksi ka lidhje të vjetra biznesi me Olsi Ramën, përmes koncesioneve qindramilionëshe për monitorimin e basteve online.

Për këtë arsye, ai është përfshirë në tepsinë e tenderëve shtetërorë dhe gjatë viteve 2019–2025 ka përfituar mbi 14 milionë euro nga institucione si Drejtoria e Rrugëve, Policia e Shtetit, institucionet e shëndetësisë, të arsimit dhe njësi të tjera qendrore dhe vendore. Rasti dëshmon qartë se si Babloku shpërblen jeniçerët e propagandës së tij me paratë e taksapaguesve, ndërsa përdor çdo mekanizëm publik për të ekzekutuar goditje të porositura ndaj kundërshtarëve edhe brenda shtëpisë së tij politike./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.