E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gentian Keri kthehet në Shqipëri, thërritet nga SPAK dhe BKH
Lajme

Gentian Keri kthehet në Shqipëri, thërritet nga SPAK dhe BKH

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është rikthyer në vend pas disa ditësh jashtë Shqipërisë. Keri është thirrur për t’u marrë në pyetje nga SPAK dhe BKH, pas kallëzimit të magjistratëve lidhur me pagat dhe bllokimin e Thesarit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Keri, është rikthyer në Shqipëri, pasi prej disa ditësh ndodhej jashtë vendit.

Rikthimi i tij në vend vjen në një moment kur ai është thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për t’u marrë në pyetje, në kuadër të çështjes së kallëzuar nga magjistratët lidhur me pagesat dhe funksionimin e Thesarit.

Keri është zyrtari i dytë i përfshirë në kallëzimin e magjistratëve që është thirrur nga organet e drejtësisë, pas drejtueses së Thesarit, e cila është marrë në pyetje më herët.

Në qendër të kallëzimit janë pretendime për shkelje ligjore dhe abuzim me detyrën lidhur me moskalimin e pagave dhe bllokimin e Thesarit. Përgjegjësitë konkrete të personave të kallëzuar janë objekt i verifikimeve nga organet kompetente.

Kallëzimi ndaj Keri dhe ministrit Malaj

Gentian Keri është personi i dytë në listën e zyrtarëve të kallëzuar nga magjistratët, ndërsa në të njëjtën çështje është përfshirë edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Çështja lidhet me përplasjen e krijuar rreth ekzekutimit të pagave të magjistratëve dhe procedurave të Thesarit.

Malaj ka reaguar më herët në Parlament për kallëzimin, duke deklaruar se është përfshirë në të për shkak të qëndrimit që ka mbajtur në mbrojtje të Thesarit dhe zbatimit të ligjit.

Tashmë, thirrja e Gentian Kerit nga SPAK dhe BKH pritet të shërbejë për të marrë sqarime mbi rolin e tij në vendimmarrjen dhe procedurat administrative që lidhen me çështjen.

Keri mori postin pas Besmir Bejës

Gentian Keri u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave pas largimit nga ky pozicion të Besmir Bejës.

Beja më pas mori drejtimin e Administratës Doganore, ndërsa Keri u vendos në një prej funksioneve kryesore administrative të Ministrisë së Financave.

Pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm përfshin koordinimin e veprimtarisë administrative të ministrisë dhe mbikëqyrjen e proceseve institucionale, çka e vendos Kerin në një funksion të rëndësishëm në strukturën drejtuese të institucionit.

Magjistratët përgatitin edhe padinë në Kushtetuese

Përplasja mes magjistratëve dhe institucioneve financiare nuk është kufizuar vetëm te kallëzimi penal.

Pas miratimit të ligjit të ri dhe dekretimit të tij nga Presidenti i Republikës, magjistratët kanë përgatitur një tjetër padi, këtë herë pranë Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e tyre, ata kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit të ri, i cili parashikon edhe rritjen me 2%.

Në këtë mënyrë, çështja po zhvillohet në dy fronte: nga njëra anë është kallëzimi që po verifikohet nga SPAK dhe BKH për mënyrën e trajtimit të pagave dhe funksionimit të Thesarit, ndërsa nga ana tjetër është beteja juridike për ligjin e ri në Gjykatën Kushtetuese.

Thirrja e Gentian Kerit nga organet e drejtësisë vjen në këtë sfond, ndërsa pritet që dëshmia e tij të ndihmojë hetuesit në sqarimin e procedurave dhe vendimmarrjes institucionale që lidhen me çështjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.