E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjanica ‘pushtohet’ nga mbetjet hidrokarbure dhe era e rëndë
Flash

Gjanica ‘pushtohet’ nga mbetjet hidrokarbure dhe era e rëndë

Prej vitesh lumi Gjanica mbetet një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore për qytetarët e Fierit, ndërsa ndotja që mbart rrezikon seriozisht shëndetin e komunitetit. Situata është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ku era e rëndë dhe ngjyra e zezë e ujit janë përhapur në të gjithë zonën përreth.

Sipas banorëve, fenomeni intensifikohet veçanërisht gjatë ditëve me shi, kur dyshohet se kompani të hidrokarbureve shkarkojnë mbetje të pakontrolluara në shtratin e lumit. Pamjet e fundit të bëra publike tregojnë një ndotje të lartë, ujë tërësisht të errët dhe një mjedis të degraduar, duke shkatërruar faunën ujore dhe duke rritur rrezikun për banorët që e quajnë Gjanicën “mallkimin e qytetit”.

Situata pritet të rëndohet edhe më shumë gjatë stinës së reshjeve, sidomos kur shirat janë me intensitet të lartë, çka historikisht ka sjellë shkarkime më agresive të mbetjeve industriale.

Banorët e Fierit prej kohësh kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa institucionet përgjegjëse janë vënë shpesh në qendër të kritikave për mungesë kontrolli dhe transparence mbi aktivitetin e kompanive që operojnë në zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.