Gjendet i pajetë një person në lumin Osum
Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Dimalit, ku trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në lumin Osum.
Viktima, 93 vjeç, dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune që të tregojnë për përfshirje të palës së tretë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes. Hetuesit po mbledhin dëshmi dhe po shqyrtojnë çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore dhe hetimore
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



