E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjithçka ishte një ‘show’? Ndahen përfundimisht Brikena dhe Mateo
Lajme

Gjithçka ishte një ‘show’? Ndahen përfundimisht Brikena dhe Mateo

Pas disa ditësh aludimesh dhe sinjalesh të forta në rrjetet sociale, tashmë nuk ka më vend për dyshime: Mateo Borri dhe Brikena Selamani nuk janë më në një lidhje.

Ish-banorët e “Big Brother VIP” vendosën t’i japin fund spekulimeve duke reaguar publikisht, pas një periudhe ku ndjekësit kishin vënë re detaje si heqja e ndjekjes, zhdukja e fotove të përbashkëta dhe postime me mesazhe të nënkuptuara.

I pari që theu heshtjen ishte Mateo, i cili në orët e para të mëngjesit publikoi një reagim ku konfirmoi ndarjen. Ai zgjodhi një qasje të rezervuar, duke mos e përmendur Brikenën me emër, por duke theksuar respektin për personin dhe kohën që kishin kaluar së bashku. Në mesazhin e tij, ai nënvizoi se nuk dëshironte që fundi i raportit të kuptohej përmes detajeve të vogla në rrjet, si një “like” apo një “story”.

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë! 

Mesazhi i Mateos

Vetëm pak minuta më vonë, reagoi edhe Brikena Selamani, e cila e bëri të qartë situatën me një deklaratë të drejtpërdrejtë: ajo dhe Mateo nuk janë më bashkë. Ajo sqaroi se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së respektit, duke kërkuar mirëkuptim dhe qetësi në një moment që, sipas saj, është bërë shumë i zhurmshëm publikisht.

Brikena bëri të ditur gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa platforma online, për shkak të ndikimit që diskutimet dhe reagimet e shumta kanë pasur në gjendjen e saj.

.

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë! Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë! 

Historia e tyre, e ndjekur me interes nga publiku që prej daljes nga formati televiziv, duket se ka marrë fund, duke lënë pas një valë reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.