E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO liron nga ‘arresti i shtëpisë’ ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t
Lajme

GJKKO liron nga ‘arresti i shtëpisë’ ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Shkak shtatzënia

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-zv.drejtoreshën e AKSHI, Hava Delibashi, duke hequr “arrestin e shtëpisë” dhe duke e zëvendësuar atë me “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Sipas burimeve për mediat, vendimi i gjykatës lidhet me gjendjen shëndetësore të Delibashit, e cila rezulton të jetë shtatzënë, çka është marrë në konsideratë për zbutjen e masës së sigurisë.

Më herët, Delibashi kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore të SPAK, që e përfshijnë si pjesë të një grupi të dyshuar kriminal për manipulim të tenderëve publikë. Nga ana tjetër, gjykata kishte kërkuar fillimisht të njihej me progresin e hetimeve nga prokurorët, përpara se të merrte një vendim për ndryshimin e masës.

Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë dhe disa prej personave të përfshirë mbeten në kërkim, përfshirë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal” dhe manipulim të tenderëve të AKSHI-t.

Në kuadër të të njëjtit hetim, Erion Ismailaj është pezulluar nga detyra si zv/drejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, vijon të jetë nën masën “arrest shtëpie”.

Sipas akuzës, Agasi dhe Beqiraj, të cilët dyshohet se janë larguar jashtë vendit, kanë ushtruar presion dhe shantazh ndaj biznesmenit Gerond Meçe, duke e detyruar të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë, me qëllim favorizimin e kompanive të lidhura me ta.

Çështja e AKSHI-t mbetet një nga hetimet më të ndjeshme në fushën e korrupsionit dhe prokurimeve publike, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim të procesit hetimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.